Edhe pse shitjet kanë rënë, të gjithë sektorët e industrisë përfshirë edhe ndërtimin kanë rritur pagat për punonjësit në tremujorin e dytë të vitit.

Në krye të industrisë për rritje pagash qëndron sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i mbetjeve me 19%. Më pas vjen ndërtimi me 18%, sektori i energjisë elektrike dhe industria nxjerrëse dhe përpunuese renditen në fund.

Të gjithë sektorët patën rënie në shitje, ndërsa industria përpunuese dhe nxjerrëse përveç kësaj pati edhe ulje në numrin e punonjësve. Sektorët e tjerë që kryesisht janë monopole si energjia elektrike, furnizimi me ujë apo mbetjet patën rritje në punësim, por ulën shitjet dhe volumin e prodhimit, që tregon një mungesë të theksuar produktiviteti.

Ndërtimi ndërkohë shihet se vazhdon të ketë perfomancë pozitive, në shitje dhe rritjen e punësimit.

Sa i përket shërbimeve, rritjet e pagave ishin edhe më të forta. Këtu kryesojnë kompanitë që veprojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe agjencitë turistike. Specialistët e IT-së kanë pasur 43,4% rritje gjatë tremujorit të dytë, ndërsa ata në agjencitë e udhëtimit 39,9 % rritje.  Edhe volumi i shitjeve pati rritje të konsiderueshme tek këto dy sektorë.

Ndërkohë tregtia, së bashku me bar restorantet dhe hotelet kanë pasur rritje pagash në një mesatare prej 24 – 27%.

Sa i përket volumit të shitjeve në këto sektorë, edhe pse vendi përjetoi një bum turistik, tek hotelet dhe bar-restorantet rritja ishte e moderuar dhe varionte nga 4.4% – 3.8%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA