Revista e Lonely Planet e specializuar për udhëtimet dhe turizmin i ka dedikuar një shkrim asaj çfarë ofron Shqiperia dhe Tirana.
Ndryshe nga kolegët e saj anglez të cilët vinë e ikin nga Shqipëria e shkruajnë historitë e atyre që ikin në Angli me gomone, gazetarja Laura Millar në formën e një ditari tregon qëndrimin e saj katër ditor në Tiranë.
“Si e kalova një fundjavë të gjatë tejet të përballueshme në Tiranë”.
Ky është titulli shkrimit të saj nga ku thotë se “prej shumë kohësh ishte e intriguar të vizitonte Shqipërinë dhe për këtë bashkë me partnerin Dan qëndruan për fundjavë të gjatë në kryeqytet.
“Isha e vetëdijshme se ky vend në tërësinë e tij ishte shumë herë më i lirë krahasuar me Anglinë. Donim të ushqeheshim mirë dhe të shikonim pak kulturë me çmime të cilat nuk do të ishin të ngjashme me rivlerësimin e kredisë të apartamentit tonë të vogël” shkuan Laura Millar.
Më tej në këtë artikull për Lonely Planet Millar thotë se në Tiranë ti gjen hotele të kënaqshëm për vetëm 45 euro.
Sikurse edhe me shumë artikuj në median ndërkombëtare për Shqipërinë turistike edhe këtë në Lonely Planet kryeministri Edi Rama e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike” thotë kryeministri Edi Rama.
Kreu qeverisë shqiptare e quan artikullin si “ një super-promovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe”.
Për periudhën janar-gusht të këtij viti sipas kryeministrit Rama kanë qenë plot 161 mijë britanikë vizitor në Shqipëri , ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë .
Top Channel