Lejoi procedurën e botoksit në stomak në mënyrë të paligjshme! Dërgohet për gjykim drejtoresha e Spitalit Memorial të Fierit

18/09/2023 12:16

 Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimin dhe ka kërkuar procedim penal për drejtoren e spitalit Memorial, pasi ka lejuar kryerjen në mënyrë të jashtëligjshme të procedurës së botoxit të stomakut, madje duke përdorur preparate mjekësore të siguruara në rrugë jashtë spitalore

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik të preparateve mjekësore, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës, lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.

Burime të Top Channel thanë se ndonëse nuk ka asgjë të shkruar Ministrise së Shëndetësisë ka qenë në dijeni të kësaj procedura që kryer nga mjekët turq që ofrojnë shërbim në këtë spital dhe nuk ka reaguar.

Spitali Memorial i Fierit është ndër të parët që ka fituar  statusin e autonomisë spitalore, por statusi i jep pavarësi vetëm në anën menaxheriale por jo për kryerjen e procedurave që nuk janë në tagrin e këtij spitali, e aq më tepër me procedura të jashtëligjshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA