Italia ashpërson kodin rrugor! Janë shtuar aksidentet nga shpejtësia dhe celularët

18/09/2023 14:49

Përdorimi i celularëve, shpejtësia e lartë, dhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, kanë detyruar qeverinë italiane që të përgatis një projektligj të ri që synon ashpërsimin e gjobave dhe ndëshkimeve.

Nisma ligjore, sipas mediave italiane, tashmë ka marrë dritën jeshile dhe pritet të kalojë për votim në parlament.

Është një nismë me urgjencë dhe rëndësi ekstreme – deklaroi Ministri i Transporteve Matteo Salvini – duke iu referuar episodeve të shuma të aksidenteve tragjike gjatë këtij viti. Ndëshkime më të rënda do të ketë për çdo shofer që përdor telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo që lëviz në gjendje të dehur.

Sipas projektligjit çdo drejtues që do kapet me celular do të ndëshkohet deri në 1600 euro. Kurse nga ana tjetër është parashikuar instalimi i programit “Alcolock” tek të gjitha mjetet e shoferëve që janë kapur të dehur në mënyrë të vazhdueshme në timon. Program ky që mat nivelin e alkoolit në gjak dhe nuk lejon makinën që të ndizet nëse ai rezulton i dehur.

Në rast përsëritje të një shkelje të kodit Rrugor, do të ketë heqje të menjëhershme të patentës. Gjoba të rënda janë parashikuar edhe për personat që lëvizin me skutera dhe biçikleta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA