Rreziku që kërcënon çdo ditë nga sulmet kibernetike duket se i gjen zbuluar shume sisteme të informacionit në kompani të ndryshme, si bankare apo subjekte të tjera dhe biznese që përpunojnë të dhëna personale.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nuk njihet nga të gjithë aq sa në Shqipëri ende punonjësit e burimeve njerëzore shesin apo japin pranë kompanive të ndryshme listën me emrat dhe të dhënat personale të stafit sikundër shpesh ndodh me call center-at, kur na telefonojnë duke na shitur produkte të ndryshme.

Nuk janë të pakta sulmet nga hakera në sisteme bankash apo sisteme informacioni, në ministri dhe kompani private, ku shumë prej tyre nuk kanë sisteme gjurmimi për të identifikuar në kohë sulmet.

Të gjitha këto dolën gjatë një studimi të bërë në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave dhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë kibernetike të realizuar në 165 kompani në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA