Gjatë pushimeve të verës fëmijët kanë kaluar më shumë kohë në telefona.

Rikthimi në shkollë e bën edhe më të vështirë për ta shkëputjen nga pajisjet teknologjike pasi edhe vetë udhëzimi i Ministrisë së Arsimit e ndalon përdorimin e celularëve në shkolla.

Deklaratat e prindërve: 

“Nuk ja lëmë telefonat me vete në shkollë, gjatë verës e kanë përdorur, tani që kanë shkollën shkëputen se do merren me mësimet”.

“Ja lëmë t’i përdorin në shtëpi, jemi të vetëdijshëm që bëjmë gabim”.

Udhëzimi për ndalimin e telefonave në shkolla është firmosur që në vitin 2018, por pavarësisht kësaj ndër vite janë hasur vështirësi në zbatimin e këtij rregulli. Vet arsimtarët tregojnë që këtë vit zbatimi i këtij rregulli u është kërkuar me insistim.

“Këtë vit i është mëshuar më shumë që mos të kemi telefona në shkolla, as nga mësuesit dhe as nga fëmijët. Në mënyrë kategorike nuk lejohet përdorimi i telefonave në shkolla”, deklaroi mësuesja.

Për t’ia u bërë fëmijëve rikthimin në shkollë si dhe përshtatjen me rutinën e re, sa më të lehtë, sociologët janë të mendimit se duhet të ketë bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve.

“Është sfidë më vete shkëputja nga celulari pas pushimeve, Ne çalojmë në zbatimin e rregullores ndaj sot në ditën e parë të shkollës është detyrim i të gjithë atyre që punojnë në arsim që ta zbatojnë këtë rregull, duke mos u kthyer në anti-shembull. Duhet të ketë bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve”, u shpreh sociologia Entela Binjaku.

Fëmijët e arsimit fillor e kanë më të lehtë për tu përshtatur me rregullat, ndryshe nga gjimnazistët të cilët përditshmërinë e tyre e kanë të vështirë ta shohin pa një telefon me vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA