Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme sipër fshatit Koçaj të njësisë Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e livadheve të Karajt”.

Siç shihet edhe nga pamjet zjarri i ndihmuar edhe nga era ka përfshirë me dhjetëra hektar pyje dhe kullota. Zjarrfikëset e kanë pasur të pa mundur të afrohen pasi mungon rruga dhe terreni është shumë i vështirë.

E vetmja zgjidhje për shuarjen e zjarrit i cili po përhapet me shpejtësi është vetëm ndërhyrja nga ajri.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet, pasi dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm por nuk përjashtohet edhe pakujdesia e ndonjë bariu.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA