Një aksion i forcave speciale RENEA u zhvillua në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele.

Forca të shumta policie, siç shihet edhe nga këto pamje, blinduan bulevardin e qytetit dhe kryen kontrolle në një lokal në zonën e Skelës.

Sipas burimeve, mësohet se u shoqëruan pesë persona ndërsa u sekuestruan edhe dy pistoleta. Ende nuk dihen emrat e të ndaluarve si dhe nëse janë apo jo të skeduar më parë nga policia.

Ndërkohë postblloqe të shumta u ngritën dhe në zona të tjera të qytetit bregdetar, ndërsa kontrolle po bëhen edhe nëpër banesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA