Një i moshuar ka ndërruar jetë këtë të diel, pas një aksidenti të ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”.

Ambulanca e Vlorës që po transportonte të moshuarin 77 vjeç drejt spitalit të Tiranës është përplasur me një kamion.

Pacienti nuk ka mundur të mbijetojë,ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA