Kievi ka vazhduar operacionet sulmuese ndaj forcave ruse në lindje dhe jug të vendit, siç njoftoi ushtria vendase.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e tij kanë kryer operacione mbrojtëse në lindje dhe jug të Ukrainës dhe operacione sulmuese rreth Melitopolit dhe Bahmutit.
Ushtria ukrainase pretendoi për “sukses” në rajonin e Donjeckut. Po ashtu tha se mbi 100 vendbanime në rajonet e Harkivit, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit janë përballur me zjarr artilerie në 24 orët paraprake.
Një sërë shpërthimesh të shkaktuara nga forcat ruse janë raportuar në rajonin e Harkivit, por ka qenë e mundur të sigurohen informacione për viktima apo dëme të mundshme.
Uashingtoni, ndërkaq, konfirmoi planet për takime për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainës. Takimet pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky – që do të qëndrojë në SHBA – me liderët amerikanë.
Top Channel