Në këtë pikturë abstrakte nga Octavio Ocampo fshihen 15 fytyra mes formave dhe ngjyrave të shumëllojshme, te cilat thuhet se mund të pikasen vetëm nga ata me inteligjencë të lartë.
Fillimisht ju mund të shikoni një mulli, një fytyrë të madhe, dy ushtarë, por forma të tjera janë të fshehura me kujdes.
Iluzioni ka të bëjë me Don Kishotin e famshëm, spanjollin qesharak që humbi mendjen teksa tentonte me çdo kusht të bëhej kalorës, për të rikthyer sjelljen e kavalierit në shoqëri.
Shumë dorëzohen dhe heqin dorë nga zbulimi fytyrave të fshehura në vizatim, prandaj disa prej tyre janë më shumë të dukshme.
Në mes të imazhit mund të shikojmë personazhin Xarifa duke punuar në fushë, dhe ndoshta fytyrën e një qeni.
Por lart, djathtas shihet një fytyrë e frikshme që duket e mbikëqyr gjithçka.
Dy burrat në qendër të fotos janë Don Kishoti dhe fshatari besnik Sanço Panço.
Mos u stresoni nëse nuk i gjeni të gjtha fytyrat, në përgjigjen e dhënë më poshtë në galeri ne kemi rrethuar zgjidhjet me të kuqe.
Nëse dëshironi më shumë lojra, tentoni të gjeni topat e argjendte te diskotekës në iluzionin e radhës, brenda 10 sekondave.
Top Channel