Futbollisti anglez vdes nga kanceri i pashpjeguar në moshën 23 vjeçare, pak javë pas fejesës (fotot)

16/09/2023 16:06

Futbollisti i kombëtares së të rinjve të Anglisë, Ben Cull është ndarë nga jeta në moshën 23 vjeçare pas një beteje me kancerin, njoftonin familjarët e tij.

E fejuara e tij Daisy Morrison shpërndante lajmin tragjik në rrjetet sociale, duke thënë se lojtari të rinjve të Southampton i kishte propozuar disa javë më parë në spital.

Morrison shkruante dje: “Lamtumira më e vështirë, shoku im i vjetër, i fejuari im, shpresova dhe u luta që kjo ditë të mos vinte”.

Cull ishte diagnostikuar dy vjet më parë me sarkoma Ewing, një sëmundje e rëndë e kockave dhe indeve mbështetëse të trupit.

Ai kishte luajtur me skuadrën e të rinjve të Southampton’s U23 dhe ishte thirrur dy herë nga kombëtarja e të rinjve.

Në postimin e saj e fejuara Morrison shkruante: “Ti luftove deri në fund i dashur dhe megjithëse vuajte aq shumë nuk u dorëzove, të jam mirënjohëse për gjithçka”.

Nuk është ende e qartë çfarë shkaktoi kancerin Ewing. Sarkoma është parë të ndodhe te fëmijë dhe adoleshentë, një kancer që përhapet dhe eshte i vështirë për t’u trajtuar.

FOTO GALERI
4/5
Cull ishte diagnostikuar dy vjet më parë me sarkoma Ewing, një sëmundje e rëndë e kockave dhe indeve mbështetëse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA