Mbi 13.000 punonjës të tre kompanive më të madhe amerikane të prodhimit të automjeteve nisën orët e para të ditës një grevë që pritet t`i sjellë telashe jo të vogla këtij sektori.

Puna ka ndaluar krejtësisht në tre fabrika në pronësi të General Motors, Ford dhe Stellantis, në Misuri, Miçigan dhe Ohajo.

Mesnatën e se enjtes skaduan kontratat e punëtorëve dhe sindikata e Bashkuar e prodhuesve të makinave pohoi se kompanitë nuk i kanë pranuar ofertat. Kjo luftë mes dy palëve rrezikon të rrisë çmimet e makinave dhe të shkaktojë çrregullim për gjigantët e industrisë së makinave.

Presidenti i sindikatës Shawn Fain pohoi për BBC-në se i takon kompanive që ta zgjidhin krizën. “Kur ata të nisin të kujdesen për punëtorët e tyre, aksioni ynë do të përfundojë”, u shpreh ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar bisedime me Fain lidhur me negociatat, por nuk dha asnjë hollësi tjetër. Sindikata kërkon rritje të pagës prej 40 për qind rritje të pagës për 140.000 punëtorë përgjatë katër viteve të ardhshme. Në mesin e kërkesave tjera janë: katër ditë pune në javë, rritje automatike të pagës në përputhje me rritje të inflacionit, e kufizime më strikte se për çfarë periudhe mund të konsiderohet një staf “i përkohshëm”.

Ford u shpreh se propozime të tilla do t’ia rrisnin më shumë sesa dyfish shpenzimet për punëtorët në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA