Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

Më poshtë ju njohim me listën e gabimeve që duhet të shmangni kur jeni sëmurë:

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet ta anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla. Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret, ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme. Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar, por edhe për t’i çliruar rrugët e frymëmarrjes. Pini sa më shumë çajra dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit. Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë, sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin. Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit. Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani toruan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA