Ndërsa arritën kulmin gjatë vitit 2022, eksportet shqiptare janë duke kaluar një krizë në 7 muajt e parë të këtij viti.

Ato janë tkurrur me 7%, ndërsa goditjen më të fortë e kanë marrë tekstilet dhe këpucët ne sektorin fason. Por, edhe grupet e tjera si materialet e ndërtimit, lëndët djegëse, dhe energjia elektrike janë ndikuar kryesisht nga situata e çmimeve ndërkombëtare dhe po performojnë keq. Për ekspertët mendojnë se ka ardhur koha për një strategji të re mbi eksportin e markës “Made in Albania”.

“Duhet të fokusohemi jo vetëm te diversiteti, të krijojmë strategji eksporti, pra të kërkojmë ku duam të shkojmë. Jo çdo biznese mund të eksportojë, por mund të ekpsortojmë aty ku jemi më të fortë. Kemi akses te një treg me 500 milionë konsumatorë që janë shumë të pasur dhe e gjithë bota kërkon të eksportojë në bashkimin europian. Pra, duhet ta bëjmë strategjike se ku duam të eksportojmë dhe ta implementojmë më pas strategjinë. Konsumatorët europianë e njohin pëlhurën turke, menten tuniziane, vajin e ullirit italian, djathin grek. Shqipëria akoma nuk ka avantazh konkurrues, nuk njihet. Ky është moment shumë i volitshëm që vjen bashkë me zhvillimin e turizmit. Pra, produktet shqiptare duhet të jenë aty me vetëdije, por shumë e rëndësishme është bashkimi bën fuqinë. Nuk mundet një eksportues apo dhjetë të ngrenë brandin ‘Made in Albania’, ata duhet të bashkohen“, shpjegon Asetila Koesinger.

Ndërkohë gjatë këtyre 7 muajve ritmin pozitiv e kanë mbajtur eksportet e produkteve ushqimore, që kanë njohur rritje të konsiderueshme. Por, këtij sektori mjaft të rëndësishëm, sipas ekspertëve duhet ndërhyrë në zinxhir për t’i rritur edhe më tej vlerën.

“Çdo ekonomi bazohet tek tre shtylla kryesore. Shtylla e shërbimeve, tregtisë dhe përpunimit. Ekonomisë shiptare i mungon pjesa e përpunimit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse jo vetëm rrit vlerën, por edhe pavarësinë nga ndryshimet e çmimeve ndërkombëtare. Pra, ti merr trungje druri, e bën dërrasë dhe pastaj mobilje. Zhvlerësime të monedhës ka pasur gjithmonë, ka pasur vite kur euro ka qenë më e fortë dhe tjera kur ishte më e dobët, unë si prodhues apo eksportues këtë nuk e influencoj dot. Unë duhet të ngre vlerën e produktit tim. Nëse konsumatori, blerësi europian sheh vlerë te produkti im atëherë ndryshimin e monedhës ti e menaxhon me partnerin“, thotë Koesingeer.

Përveç çmimeve edhe rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe mungesa e investimeve po i vendos produktet “Made in Albania” në një pozicion të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA