Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.

Ai ka reaguar pas takimit që Kurti e ka zhvilluar të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Haradinaj ka thënë se “situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij”.

Sipas tij, është koha që populli të pyetet se si duhet të dilet nga kjo gjendje, siç e ka quajtur ai, e rrezikshme.

“Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë. Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit”, ka shkruar Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA