24/11 10:34
Dhjetra trupa të mbyturish të mbështjellë me batanije ishin rreshtuar sot në rrugët e qytetit libian të Derna, duke pritur varrosjet masive pas tsunamit të përmbytjes që ka vrarë mijëra njerëz. Mijëra të tjerë janë të humbur në vendin që ka parë vetëm vdekje e luftë që prej përmbysjes së liderit Gadafi dhjetë vjet më parë.
Të dielën përmbytja në lindje të Libisë ka shkatërruar qytetin e Derna e duke vrarë mijëra njerëz.
Dy diga u shembën nga ujërat duke bërë që lumi Wadi Derna të vërshonte mes qytetit duke marrë përpara blloqet e banimit dhe njerëzit që banonin në to.
Deri tani 5,100 vdekje janë konfirmuar teksa mijëra njerëz janë detyrua të zhvendosen.
Top Channel