‘Shkencëtarja më joshëse në botë’ kafshohet nga hardhuca agresive që po ‘eksploronte’ (fotot)

14/09/2023 16:02

Rosie Moore, e njohur ndryshe si “shkencëtarja më seksi në botë” ka pësuar një kafshim të tmerrshëm nga një hardhucë e rrallë që kishte zbuluar së fundmi në Florida, gjithçka e ilustruar ne rrjet.

Modelja që ka studiuar për shkencë duket se mori më shumë nga ç’priste nga zvarraniku i vogël gjatë eksplorimit të natës në parkun Florida Everglades.

Rosie shpërndante në rrjet aventurën e saj ku shihet qartë që hardhuca me ngjyra të çuditshme i ngul dhëmbët në dorë. Ajo thotë se është një specie e tipit Tokay Gecko që kishte dhëmbë shumë të mprehtë.

“Sot më kafshoi i tmerrshmi Tokay dhe nuk arrija ta shkulja nga dora, dhimbje e padurueshme,” shkruan Rosie për ndjekësit e saj të shumtë në rrjet.

Rosie shtonte: “Zvarranikët kanë një kafshim shumë të fortë. Tokay Gecko është një specie parazitare në Florida. Ata mund të bëhen shumë të mëdhenj dhe hanë zvarranikë të tjerë pemësh, bretkosa ose sulmojnë foletë e zogjve ose të brejtësve”.

Ndjekësit e saj dukeshin mjaft të interesuar por shumica komentonin me ironi: “Më duket se këto speciet ‘invazive’ kanë vënë një çmim në kokën tënde”, shkruante një prej tyre”.

Një tjetër tha: “Dikur një Tokay të tillë e mbaja në shtëpi, gjithmonë mbaja doreza të trasha kur i pastroja kafazin”.

Hardhucat Tokay Gecko mund të arrijnë deri në 15 cm gjatësi dhe zakonisht janë agesive dhe mjaft territoriale.

Specia vjen nga Azia dhe ishujt e Paqësorit, ndërsa në SHBA është sjellë me tregtinë e kafshëve ekzotike, thonë ekspertët.

FOTO GALERI
1/5
Rosie Moore, e njohur ndryshe si “shkencëtarja më seksi në botë” ka pësuar një kafshim të tmerrshëm nga një hardhucë e rrallë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA