Putin dhe Kim zhvillojnë bisedime për armët, teksa ushqehen me gaforre, verë dhe ëmbëlsira

14/09/2023 13:18

Diktatorët shijuan një vakt të bollshëm në takimin e tyre, ku diskutuan mbi zhvillimin e teknologjisë së armëve

Një menu luksoze me sallata të ndryshme, rosë me fiq, gaforre, mish viçi dhe ëmbëlsirë me boronicë e stika pishe dhe sigurisht nuk mungoi vera e bardhe dhe e kuqe për të shoqëruar bisedën mes dy liderëve.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Vladimir Putin dhe Kim Jong Un  diskutuan mundësinë e dërgimit të një kozmonauti koreano-verior në hapësirë.

Me vizitën e Kim në Rusi, Putini kërkon të forcojë aleancat me liderët e tjerë të përjashtuar nga vendet perëndimore. SHBA thotë se Moska po përpiqet të blejë armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.

Të dy liderët u takuan në kozmodromin Vostochny, me pamjet e publikuara nga Kremlini që i tregonin të dy duke shtrënguar duart me entuziazëm.

Ata më pas vizituan objektet e montimit dhe lëshimit të raketave hapësinore Angara dhe Soyuz-2 përpara se të uleshin për darkë dhe bisedime.

“Ne folëm për faktin se nëse pala koreano-veriore dëshiron, një kozmonaut koreano-verior mund të trajnohet dhe të dërgohet në hapësirë”, cituan të kishte thënë Dmitry Peskov, agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA Novosti.

Nëse kjo do të ndodhte, kozmonauti do të ishte i pari koreano-verior që do të shkonte në hapësirë. Takimi në kozmodrom ishte simbolik, veçanërisht pasi Pheniani kohët e fundit dështoi dy herë në përpjekjen e tij për të vendosur një satelit spiun ushtarak në orbitë.

Darkat ekstravagante të diktatorit koreano-verior

I njohur se e do ushqimin e tij të mirë , Kim shpesh fotografohet duke ndarë një vakt me gjeneralët e tij, shefat e marinës dhe personalitetet e huaja, duke qeshur me disa shishe vere të shtrenjta.

Vitet e fundit, pikat kryesore të kuzhinës kanë përfshirë një darkë të pasur me zyrtarë të Koresë së Jugut në Phenian gjatë një takimi diplomatik të vitit 2018, ku një nga të ftuarit e tij thuhej se kishte thënë se “shishet vazhdonin të vinin!”

Me atë rast, vera u raportua të ishte franceze, nga Bourgogne, me burim nga një bodrum i verës i rezervuar përpara se Bashkimi Evropian të vendoste sanksione ndaj importeve të alkoolit në 2017-ën.

Koreano-jugorët e kthyen mikpritjen një muaj më vonë, me një darkë gjatë bisedimeve historike të paqes në zonën e çmilitarizuar mes dy vendeve, ku i ofruan atij ‘rösti’, një pjatë me patate zvicerane, si një gjest simbolik  që i kujtonin Kim fëmijërinë e tij në Zvicër.

Në shkurt 2019, Kim shijoi gjithashtu një nga darkat e tij më ekstravagante të punës deri më tani në Hotel Metropole në Hanoi me ish-presidentin e SHBA Donald Trump.

Të dy burrat ndanë mendimet e tyre mbi denuklearizimin mbi një biftek me garniturë dhe tortë me çokollatë, të shoqëruar nga një pije e distiluar e quajtur “munbaeju” që përmban 40 për qind alkool.

Bisedimet për çarmatimin bërthamor dështuan të nesërmen dhe tensionet në Gadishullin Korean janë rritur që atëherë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA