Në hetim për korrupsion, arrestohet ish-ministri ukrainas i Shëndetësisë

14/09/2023 13:06

Gjykata kundër korrupsionit e Ukrainës ka arrestuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Maksym Stepanov.

Gazetari ukrainas Oleh Novikov raporton se Stepanov është arrestuar në mungesë, me dyshimin se ka përvetësuar më shumë se 450 milionë hyrvia, rreth 9.8 milion paund, ndërsa ishte në krye të “Ukraine Printing Factory” në pronësi të shtetit.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës njoftoi një hetim ndaj Stepanov në fillim të këtij viti.

Volodymyr Zelensky po merret me një sërë akuzash për korrupsion në qeverinë dhe ushtrinë e tij. Kievi po përpiqet të tregojë se ka bërë përparim në goditjen kundër korrupsionit gjatë kohës së luftës që është jetike për shpresat e tij për t’u bashkuar me BE.

Stepanov ishte ministër i Shëndetësisë për Ukrainën gjatë pandemisë COVID, por u shkarkua për trajtimin e krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA