Mjekësia merr “frerët” e vdekjeve nga kanceri i mushkërive, rezultatet terapi-vaksinë pozitive

14/09/2023 20:23

Rezultate pozitive ka shënuar eksperimenti nga një kompani franceze për personat e prekur me kancer të mushkërive, duke ulur numrin e rrezikut të vdekjeve me 41% pas terapive dhe vaksinave që iu bënë pacientëve.

Kompania franceze e bioteknologjisë OSE Immunotherapeutics prezantoi rezultatet pozitive të vaksinës së saj “Tedopi” në pacientët me kancer të avancuar të mushkërive, të cilët demonstrojnë një ulje të rrezikut.

“Tek pacientët që u zhvilluan trajtimet, ku vaksina ishte më efektive se kimioterapia, pati një ulje prej 41% të rrezikut të vdekjes brenda një viti. Dhe përveç efikasitetit, ka tre herë më pak efekte anësore në pacientët që kanë marrë vaksinën. krahasuar me kimioterapinë, kështu që ka një përfitim real edhe në cilësinë e jetës”, tha Nicolas Poirier-CEO i kompanisë.

Vaksinat terapeutike të kancerit synojnë të edukojnë sistemin imunitar për të njohur dhe shkatërruar në mënyrë specifike qelizat e tumorit.

Në studim ishin gjithsej 219 pacientë në nëntë vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA