Kroçera e bllokuar çlirohet nga ngritja e baticës në Groenlandë (fotot)

14/09/2023 17:00

Anija luksoze kroçerë MV Ocean Explorer ka arritur të çlirohet sot në Groenlandë, pas tre ditë bllokimi në cekësirë me 206 njerëz në bord, njoftonin autoritetet dhe drejtuesit e anijes.

Mjeti ishte çliruar me ndihmën e një anijeje eksploratore peshkimi pas ngritjes së baticës detare, njoftonin kompanitë detare daneze SunStone Ships dhe ushtarakët e marinës vendase.

Çlirimi ishte bërë me një “me një tërheqje nga anija shtetërore eksploratore dhe me fuqinë e vet motorike të kroçerës”, thanë zyrtarët duke shtuar se nuk pati të plagosur dhe as dëmtime të mjeteve.

Pronarët e anijes luksoze turistike thanë se “ata do të vendosen tani në një port për të llogaritur dëmet e mundshme dhe për të dërguar pasagjerët në shtëpitë e tyre”.

Kroçera ishte bllokuar pak mbi rrethin Arktik në Alpefjord prej të hënës, pjesë e parkut kombëtar danez të Groenlandës, që është parku më verior natyror ne bote, dhe i madh sa Spanja e Franca së bashku.

Alpefjord është rreth 240 kilometra larg vendbanimit më të afërt Ittoqqortoormiit, 1,400 kilometra larg kryeqytetit të Groenlandës, Nuuk.

Anija me flamur të Bahamas kishte kaluar në Australi, Zelandë të re, Korenë e Jugut.

Ajo ka një turi me majë si të nëndetëseve dhe mban 155 pasagjerë në 77 kabina.

Krocera kishte nisur lundrimin e saj më 2 shtator në Kirkenes, territoret Arktike norvegjeze dhe duhet të kthehej në Bergen, më 22 shtator, sipas grupit SunStone Ships.

Komanda Arktike ushtarake e Danimarkës qe mori pjese ne operacion, siguron sovranitetin në zonat e ishujve Faroe dhe të Groenlandës, që njihet si vende “gjysmë të pavarura”.

FOTO GALERI
2/4
Çlirimi ishte bërë me një "me një tërheqje nga anija shtetërore eksploratore dhe me fuqinë e vet motorike të kroçerës”, thanë zyrtarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA