Gjykata paraprake kaloi për gjykim Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës i cili së bashku me Pandeli Kokaveshin janë dorëzuar nga SPAK si të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Por sipas Ivi Kasos, sekretarit për çëshjen ligjore të PD-së, e gjithë çështja Beleri që prej arrestimit deri më sot është shoqëruar me parregullsi.

Sipas tij, nuk duhej që Beleri të ndiqej nga policia për dyshime për korrupsion zgjedhor, por duhet të bashkëvepronte me SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Kjo histori që nga fillimi deri sot që ishte zhvillimi i fundit në çështjen Beleri. Është mbushur fund e krye me rregullsi duke lënë mënjanë backgroundin nacionalist që mund të kishte çështja ose fokusi i saj, që në kushte normale në një vend normal do ishte thjesht shkelje banale ligjesh zgjedhore, ka filluar me hetimin e vetëm proaktiv të policisë Shtetit lidhur me çështje zgjedhore.

Policia e Shtetit e pa të arsyeshme që pas qindra denoncimesh që i ka dërguar opozita, jo vetëm policisë por edhe prokurorisë edhe SPAK që janë në kalendat greke, e pa të arsyeshme të fillonte vetmë një çështje vet në mënyrë proaktice, e shqetësuar shumë nga blerja e votës në Himarë. Këtë e filloi 4 ditë para arrestimit të Belerit dhe 6 ditë para zgjedhjeve. Atje u alertua policia e Vlorës dhe Himarës dhe pavarësisht se e dinte që duhet të bashkëvepronte me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Vetëm këto organe kanë eskluzivitetin për ndjekje penale në rastet e korruprsionit zgjedhor. Nuk e ndjek dot as unë as prokuroria, askush veç SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.”-tha Kaso në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA