“Ballkanin e duam në BE”, Von der Leyen, fjalim në Parlamentin Europian

13/09/2023 13:30

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha më 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e Ukrainës është në Bashkimin Evropian (BE).

Unioni, tha Von der Leyen, “nuk mund t’i lërë vetëm bashkëkombësit tanë”.

“E ardhmja e Ukrainës është në unionin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. E ardhmja e Moldavisë është në BE. Dhe, e di se sa e rëndësishme është perspektiva europiane edhe për shumë njerëz në Gjeorgji”, tha Ursula von der Leyen.

Fjalimi mbi “Gjendjen në Union” është momenti më i rëndësishëm vjetor për BE-në. Është pasqyra e përgjithshme vjetore që bën kreu i Komisionit Europian në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe mbahet rregullisht në shtator. Fjalimi përfshin veprime që KE-ja synon të ndërmarrë përmes legjislacionit dhe nismave të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm. Von der Leyen theksoi se “Europa reagon ndaj thirrjeve historike.

“Historia na fton që të përmbyllim ndërtimin e unionit tonë. Në një botë ku disa përpiqen t’i nënshtrojnë vendet një nga një, ne nuk mund t’i lëmë vetëm bashkëkombësit tanë europianë”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen theksoi bashkëpunimin e ngushte me shtetet e Ballkanit Perëndimor për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm, duke treguar se kjo nismë ka pasur rezultate konkrete pasi ka sjellë një reduktim të valëve të emigrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA