Borxhi i një televizori, një kredie të vogël konsumatore apo një overdrafti mund të bëhet shkak për të humbur prona me vlerë qindra mijëra euro, pasojë e abuzimeve nga përmbaruesit.

Në puntatën e kësaj të mërkure Inside Story do të sjellë denoncime të forta të qytetarëve që kanë rënë viktima të natyrave të ndryshme të abuzimeve nga ata që do të duhej të ekzekutonin vendimet e drejtësisë.

Në kundërshtim me ligjin këta përmbarues mbajnë peng me dhjetëra mijëra euro pasuri.

Me qindra familje kanë probleme me përmbaruesit për ekzekutimet e vendimeve përfundimtare. Disa nuk i zbatojnë vendimet e gjykatave e të tjerë i tejkalojnë kompetencat.

Skema e mirëfilltë që korrupton zyrtarë në kurriz të të pambrojturve.

Top Channel