![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
12/02 22:32
Një sulm ajror i Kievit gjatë orëve të natës ka lënë të dëmtuara një anije dhe një nëndetëse ruse të “Flotës së Zezë”.
Megjithatë, pala ruse ka pohuar se anijet e dëmtuara në Sevastopol mund të riparohen.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e mbrojtjes, tha se anija zbarkuese dhe nëndetësja do të vazhdojnë shërbimin.
Sulmi në portin në Krimenë e pushtuar nga Rusia mendohet të jetë goditja e parë e Ukrainës kundër një nëndetëse ruse në luftë.
Pamjet e mësipërme dramatike tregojnë tymin që buron nga zona pas goditjes.
Top Channel