Momenti emocionues kur një foshnjë shpëtohet nga shtëpia e përmbytur në Greqi, nëna shpërthen në lot

13/09/2023 13:39

Një video emocionuese ku shihet momenti i shpëtimit të një foshnje në një shtëpi të përmbytur në Thesali, është shpërndarë në internet nga Njësia Speciale e Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Në video shihet një punonjës i cili merr foshnjën në duart e tij dhe e kalon me kujdes përmes ujit që arrinte deri në gjoks dhe ia dorëzon nënës, e cila po e priste me ankth në një varkë, së bashku me fëmijët e tjerë të saj.

Mes frikës dhe panikut, nëna shpërthen në lot kur merr fëmijën e saj në krah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA