Lezhë/ Asgjësohen 710 bimë kanabis në fshatin Mërqi, vihet në pranga 40-vjeçari

13/09/2023 13:50

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në fshatin Mërqi të Lezhës.

Gjatë fazës së 36-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi” u asgjësuan 710 bimë kanabis përmes djegies.

Policia shpalli në kërkim një person tjetër, i identifikuar si N. P., 33 vjeç, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 36-të, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mërqi. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 710 bimë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjences policore, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 36-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”. Gjatë operacionit, në fshatin Mërqi, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin V. M., 40 vjeç, banues në fshatin Mërqi. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA