Një vit më parë kur garancia “pandëshkueshmërisë i erdhi fundi” ishte një refren, një shtetase që priste drejtësi prej dekadash nuk e besonte këtë gjë.
67-vjeçarja Lulë Zefi pasi priti drejtësi në Shqipëri, udhëtoi në Malin e zi dhe në prokurorinë e lartë të Podgoricës denoncoi Pëllumb Gjokën për çështje droge, arrestuar së fundmi nga SPAK për pesë vepra penale së bashku me zyrtarë të policisë dhe të prokurorisë. Por çështja u mbajt për një vit në prokurorinë e kryeqytetit ku dhe po hetohet për pastrim parash
Në fashikullin që Top Channel disponon ekskluzivisht, rezulton se emri i biznesmenit i lidhur me Bajrat, iu referua Prokurorisë së Tiranës nga Mali i Zi në 11 tetor 2022 për t’u hetuar për prodhim, mbajtje dhe vënie në qarkullim të pautorizuar të lëndëve narkotike. Denoncuesja u citon mediat malazezëve, që gjatë vitit 2016 lakonin në Shqipëri emrin e Gjokës për trafik hashashi nga laguna e Vilunit në Velipojë me destinacion Malin e Zi e më pas Italinë. Një informacion ky që konsideronte si lidhje të të dyshuarit disa zyrtarë policie të tetë viteve më parë.
Por, prokuroria konfirmon jo zyrtarisht se nuk ka qëndruar duarlidhur dhe se policia i konfirmoi se Gjoka nuk rezultonte i dënuar. Ndërkohë që pritet të shpallë moskompetencën dhe t’ia delegojë dosjen SPAK.
Megjithatë SPAK po e heton Gjokën së bashku me Behar Bajrin, Evris Marinin dhe 13 të tjerë duke nisur nga akuzat më të rënda të vrasjes deri tek korrupsioni ndaj zyrtarëve të prokurorisë dhe të policisë. Kjo dosje, e cila konsiderohet si “kutia e Pandorës” u çel mbasi e njëjta qytetare në 16 janar 2023 kishte dërguar kallëzim me postë duke kallëzuar se një grup kriminal ku ishte edhe Gjoka i kishin marrë pronat në mënyrë të paligjshme. Por pikat mbi I u vunë nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY , ku një rrjet njerëzish të krimit dhe të ligjit ishin bërë bashkë duke i shërbyer njëri-tjetrit.
Top Channel