Një doktor britanik i arsimuar në universitetin e Cambridge akuzohet se ka manipuluar femra të shumta për seks në klinikën e tij me gënjeshtra të shumta përfshirë dhe se kishte nënën apo vellane sëmurë, u tha sot në gjyqin e çështjes.
40 vjeçari Thomas Plimmer, është akuzuar për manipulim nga të paktën 12 gra, duke përfshirë dhe një kolege të paavantazhuar të cilën e detyronte shpesh të kryente marrëdhënie seksuale me të në klinikën në Swindon, në jugperëndim të Anglisë.
Doktori ftonte në klinikën e tij gratë me të cilat takohej në rrjetet e njohjeve të reja, dhe përfshihej në akte seksuale në orarin e punës, u tha në gjyqin e praktikuesve të mjekësisë.
Mes akuzave është dhe ajo e kërcënimit ndaj një gruaje të cilës Plimmer i shkruante se do ta vriste nëse e denonconte.
Ndërsa kolegen vartëse në klinikë, ai e kishte detyruar të përfshihej në marrëdhënie megjithë refuzimet e saj, shkruan rrjeti vendas The Sun, duke shtuar se ai e njihte pozitën e saj të dobët dhe kishte shfaqur abuzim të vazhdueshëm me postin e tij.
Të tjera gra denonconin gënjeshtrat e doktorit për të bërë seks me to përfshi dhe në klinikë në orarin e punës, të cilat shoqëroheshin me kërcënime në raste refuzimi.
Seancat dëgjimore vijojnë deri më 29 shtator.
Top Channel