Gazetari dhe folësi ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço sapo ka bërë publike një pjesë të vizatimeve të tij mbi fletat A4 të kokave të lajme që ai lexon çdo ditë.
Në ekspozitën e tij The pressure of Freedom ai na transmeton pak nga ndjesitë e një moderatori teksa ditë pas dite në të njëjtën orë për vite të tëra e shohim në të njëjtën tryzë pune.
Përgjatë 30 minutëshit të moderimit, ai ka mjaftueshëm kohë të pikturojë skica mbi kokat e lajmeve, duke krijuar kështu ditaret e tij artistike. Një arratisje nga realiteti e kanë parë këtë miq dhe kolegë të tij, përkrah formimit artistik si një ish-nxënës i Liceut Artistik Jordan Misja.
Vizatimet e tij në dukje ilustrative, kryesisht me stilolapsin e lajmeve, mbartin një filozofi dhe humor të zi, që shumëkush mund ta kuptojë. Ekzpozita e tij The pressure of Freedom është e aksesueshmë për publikun në Qendrën për Hapje dhe Dialog dhe është kuruar nga Albana Kozeli.
Top Channel