Albert Halilaj kandidon për kryetar bashkie, Prefekt i Qarkut Kukës emërohet Granit Gjana

13/09/2023 16:50

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur lirimi nga detyra si perfekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator.

Në vend të tij është emëruar Granit Gjana, i cili më herët ka mbajtur postin e Nënkryetarit të bashkisë së Kukësit.

Vendim për lirim dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Kukësit.  Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave Vendosi:

1.Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

 2.Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”- thuhet në vendim.

Top Channel