Vodhi një çantë me para dhe dokumente në një makinë në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

12/09/2023 13:38

Një 46-vjeçar nga Fier është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me një sasi të konsiderueshme parash dhe dokumente, në një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më datën 9 shtator në rrugën “Butrinti” Saradanë, ku shtetasi E.V vodhi 450 mijë lekë të reja, 2 mijë euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA