Video shokuese/ Emigrantët sulmojnë policinë në brigjet franceze kur tentojnë të ndalojnë nisjen e gomoneve drejt Anglisë (fotot)

12/09/2023 15:18

Dy emigrantë/trafikantë që kishin sulmuar oficerët e policisë franceze para se të nisnin gomonet e tyre me njerëz, janë burgosur së fundmi në Britani.

Salih Taib Abdullah, 33 vjeç nga Iraku dhe Ahmed Omar Saleh Khater, 25, nga Sudani, u dënuan sot me dy vjet burg për hyrje ilegale në Britani.

Dhuna e regjistruar nga kamerat trupore të oficerëve ndodhi në plazhin francez Oye Plage pranë Calais kur ata hasën në grupin prej 50 emigrantësh mes të cilëve Abdullah e Khater që po nisnin një gomone drejt Britanisë, tha ministria e brendshme angleze.

Emigrantët shihet ne videon e prezantuar ne gjyq, që me armë të improvizuara si gurë e shkopinj sulmojnë e godasin oficerët për të parandaluar prishjen e nisjes.

Të dy personat u identifikuan dhe arrestuan sapo mbërritën në brigjet e Dover, pas konsultimeve me palën franceze, shkruan Daily Mail.

Charlie Eastaugh, drejtor britanik i operacioneve ndërkombëtare të kalimeve ilegale, tha” “Ne nuk do të tolerojmë dhunën ndaj kolegëve francezë, nga ata që tentojnë kalime të rrezikshme ilegale drejt kufijve të Britanisë”.

“Tensionet në plazhet franceze vijnë si rezultat i punës se suksesshme të autoriteteve atje në pengimin e veprimeve kriminale”.

Por nderkohe numrat e te ardhurve ilegale me gomone në Britani vijojnë të shënojnë rekorde dhe nuk duket se po pengohen nga përpjekjet e autoriteteve.

FOTO GALERI
1/3
Salih Taib Abdullah, 33 vjeç nga Iraku dhe Ahmed Omar Saleh Khater, 25, nga Sudani, u dënuan sot me dy vjet burg për hyrje ilegale në Britani.

Top Channel