Protestën e nisur prej rreth 1 viti, e vijuan edhe këtë të Martë.

Drejtuesit e taksive të licensuar në Shkodër, dolën sërish për të kërkuar të drejtat e tyre duke i kërkuar policisë, krimit ekonomiko-financiar dhe Bashkisë Shkodër që të marrin masa kunder informalitetit.

Sipas tyre, makina të palicensuara dhe që nuk paguajnë asnje detyrim ndaj shtetit, të pashqetësuar, transportojnë çdo ditë pasagjerë.

Çështja e konkurencës së pandershme shpesh herë ka çuar deri në përplasje mes drejtuesve të taksive 4+1 të licensuar, dhe shoferëve të automjeteve që kryejnë transportin e pasagjerëve qytetas dhe ndërqytetas kundrejt ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA