SHBA do të çlirojë $6 miliardë iraniane të bllokuara për këmbimin e të burgosurve amerikanë (fotot)

12/09/2023 16:57

SHBA raportohet se ka urdhëruar një pezullim të sanksioneve ndaj Iranit për kalimin e 6 miliardë dollarëve në fonde të ngrira iraniane nga Korea e Jugut eKatari, për t’i hapur rrugë lirimit të pesë të burgosurve amerikanë të mbajtur nga Irani.

Sekretari amerikani shtetit Antony Blinken tha në Kongres se  paratë do të jenë një “avantazh i kufizuar” për Iranin pasi mund të përdoren vetëm për tregti ose qëllime humanitare.

Ai konfirmoi gjithashtu se pesë iranianë të mbajtur në SHBA do të lirohen si pjesë e marrëveshjes së këmbimit.

Republikanët e dënuan marrëveshjen, teksa një senator akuzonte presidentin Joe Biden se po paguante “para shantazhi ndaj një shteti që sponsorizon terrorizmin”.

Muajin e kaluar zyrtarët amerikanë thanë se katër shtetas amerikano-iranianë ishin marrë nga burgu Evin pranë Teherani dhe ishin vendosur në arrest shtëpie.

Tre nga të burgosurit ishin emëruar si avokati Siamak Namazi, Emad Shargi e Morad Tahbaz, ky i fundit gjithashtu qytetar britanik. I katërti dhe i pesti nuk janë identifikuar publikisht por raportohet se janë në arrest shtëpie.

Miliardat e dollarëve të tregtisë së naftës së Iranit janë ngrirë në llogari të ndryshme prej vitit 2018, kur ish-presidenti Donald Trump doli nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rivendosi sanksionet.

Heqja e sanksioneve bën që disa banka në Evropë, Azi e Lindjen e Mesme të mos penalizohen nga sistemi SWIFT i kontrolluar nga SHBA, për lëvizjet e $6mld që mbahen në bankat qendrore të Koresë së Jugut dhe Katarit.

Muajin e kaluar Blinken tha se Katari “duhet të sigurohet që paratë të përdoren nga Irani vetëm për qëllime humanitare dhe të kontrollohen vazhdimisht”.

Ministria iraniane e jashtme tha me anë të zëdhënësit Nasser Kanani se ishte optimiste se këmbimet do të ndodhin pa probleme së shpejti.

FOTO GALERI
1/4
Blinken tha se Katari “duhet të sigurohet që paratë të përdoren nga Irani vetëm për qëllime humanitare dhe të kontrollohen vazhdimisht".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA