Rinoceronti femër vret kujdestaren, plagos rëndë bashkëshortin e saj që përpiqej ta shpëtonte në kopshtin në Austri (fotot)

12/09/2023 15:51

Një rinoceront ka shtypur për vdekje kujdestaren e kopshtit zoologjik dhe ka plagosur rëndë bashkëshortin e saj që punonte aty, i cili përpiqej dëshpërimisht t’i shpëtonte jetën, raportonin mediat austriake.

Viktima 33-vjecare besohet se ishte duke hedhur një substancë për të mbajtur larg insektet kur u plagos fatalisht nga kafsha 1.5-tonëshe e quajtur Yeti, në fshatin zoologjik Hellbrunn në qytetin e  Salzburg.

Incidenti i rëndë ndodhi gjatë rutinave të mëngjesit në kopsht kur kafshëve u jepet ushqimi dhe kujdesje të tjera, tha në njoftimin për shtyp drejtoresha e kopshtit zoologjik Sabine Grebner.

“Ne nuk e dimë saktësisht si ndodhi”, tha ajo duke shtuar se kujdestarja kishte pësuar plagë të rënda në gjoks.

Kujdestarja tragjike ishte gjermane nga Bavaria, dhe kishte eksperiencë me rinocerontët, ndërsa kolegu i saj ishte përgjegjës për ushqimin e kafshëve.

Ky i fundit raportohet se është jashtë rreziku në spital.

Grebner shtonte se të gjithë rinocerontët e kopshtit ishin aty prej kohësh dhe janë treguar bashkëpunues me kujdestarët.

Kopshti zoologjik mbetej sot i mbyllur.

Kopshti zoologjik i Slazburg gjendet në kompleksin Hellbrunn Palace, dhe strehon 1,500 kafshë që vizitohen nga rreth 400,000 persona çdo vit.

FOTO GALERI
2/3
Kopshti zoologjik mbetej sot i mbyllur pas tragjedise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA