Polici i përplasi për vdekje të birin 17 vjeç, shteti i kërkon nënës 183 euro për pastrimin e gjakut në rrugë

12/09/2023 10:06

Vitin e kaluar një 17-vjeçar është përplasur për vdekje nga një polic i cili po udhëtonte në gjendje të dehur me makinën e tij.

Adoleshenti Davide Pavan ishte duke u kthyer në shtëpi me skuterin e tij, kur u përball para një makine e cila kishte humbur kontrollin. Pas aksidentit të ndodhur më 8 maj 2022, u bë testi i alkoolit të policit dhe rezultoi që ishte pozitiv me alkool. Nëna e Davides Barbara Vedelago në një intervistë për Corriere della Sera shprehet:  Ndoshta, herët a vonë, edhe ai do të bëhet baba. Dhe atëherë do të gjej forcën për ta falur atë.” Çfarë ndodhi atë ditë? Një polic, i cili po kthehej i dehur nga një ndeshje regbi, humbi kontrollin dhe përplasi djalin që po ngiste skuterin e tij.

Por përveç dhimbjes së madhe që prindërit po përjetonin atë kohë, ata u përballën edhe me një të papritur tjetër, të cilët në fillim menduan se ishte thjesht një shaka e keqe. Një faturë i erdhi në shtëpi e cila i kërkonte të paguanin 183 euro për pastrimin e vendit ku ndodhi aksidenti, nga gjaku dhe nga papastërtitë e tjera.

Praktikisht familja e të riut të vrarë duhet të paguante nga xhepi i saj për pastrimin e vendit ku humbi jetën Davide. Jo vetëm kaq, por disa ditë më parë polici ra dakord për një marrëveshje e cila kërkonte pranimin e fajit dhe dënimin me tre vite e 6 muaj burg.

“E di mirë që edhe po të kishte shkuar në burg ai polici, nuk do ta kisha kthyer djalin, por mendoj se ligji, është ende shumë i butë ndaj atyre që shkaktojnë një aksident. Por i gjithë sistemi është i gabuar dhe fatura e pastrimit është vetëm një nga shumë episode. Në këta gjashtëmbëdhjetë muaj, unë, im shoq dhe vëllai i vogël i Davides jemi ndjerë të braktisur, sikur dhimbja jonë të mos kishte rëndësi”, shprehet nëna e Davide.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA