Një polic 38-vjeçar ka hedhur gruan e tij nga ballkoni i pallatit dhe më pas ka vrarë veten në zonën e Kalamarës në Selanik.

Sapo hodhi për vdekje gruan, ai vrau veten me një armë gjuetie ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, shkruajnë mediat greke.

Polici 38-vjeçar duket se ka pritur që dy fëmijët e tyre, 12 dhe 14 vjeç , të niseshin për në shkollë dhe sapo djemtë hipën në autobusin e shkollës, ai u ngjit në pallat dhe vrau gruan.

Kur policët u ngjitën në katin e 6-të, jashtë banesës ku ndodhi krimi dhe vetëvrasja, kanë parë viktimën dhe autorin të shtrirë përtokë në një pellg gjaku.

Aktualisht nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë sherr të mëparshëm ndërsa policia po heton ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA