Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi lëvizte me pistoletë me fishek në fole.

Policët e Komisariatit Nr. 5 gjatë operacionit policor të koduar “Cancelled” sekuestrohen pistoleta, municioni luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA