Secila shenjë e zodiakut ka një reagim të ndryshëm ndaj dramave të miqve, ku disa ndërhyjnë për të luajtur rolin e terapistit, disa të tjerë shikojnë në heshtje nga ana tjetër, miq që largohen për të mbrojtur qetësinë e tyre dhe ata që kapin kokoshkat dhe mezi presin fundin e historisë.
Dashi
Kjo shenjë merret me problemet e miqve dhe shpesh i përkeqëson ato. Dashi, si shenjë Zjarri është këmbëngulës dhe i drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat. Pra, ju nuk keni frikë që të përballeni me problemet sy më sy.
Demi e urren konfliktin dhe vlerëson stabilitetin mbi gjithçka tjetër. Sapo zbuloni një dramë, ju tërhiqeni me stil dhe ngadalë. Kur situata normalizohet, ju rishfaqeni papritur.
Binjakët dinë si të merren me problemet e miqve në mënyrë argëtuese. Me shumë mjeshtëri, ju dini si t’i bëni të gjithë të qeshin dhe të harrojnë situatën që shkoi keq.
Gaforrja i urren dramat sepse është një shenjë shumë ndjeshme. Çdo lloj konflikti për Gaforren është një arsye më shumë për të mos u ndjerë komod në një situatë.
Luani përfshihet lehtësisht në dramat e miqve. Si shenjë Zjarri, ju përfshiheni në situatat e sikletshme të miqve si askush tjetër. Luanët kanë goxha personalitet dhe priren të jenë tepër ekspresivë kur bëhet fjalë për të dëgjuar thashetheme.
Virgjëresha nuk ka kohë për drama, ndaj të lindurit e kësaj shenje njihen për prakticitetin. Ju merreni me problemet e miqve me shumë maturi dhe kujdes.
Peshorja është padyshim ndërmjetësi i zodiakut. Ju kërkoni ekuilibër dhe drejtësi në të gjitha marrëdhëniet. Kur në jetën e miqve tuaj shfaqet një problem, gjëja e parë që bëni është të gjeni një zgjidhje.
Akrepi vlerëson besnikërinë mbi gjithçka, ndaj në situata problematike prireni të jeni sa më shumë mbrojtës.
Shigjetarët do tregojnë barsoleta për të lehtësuar disi situatat e ndërlikuara. Si një shenjë Zjarri, Shigjetari është tepër i drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të miqve.
Bricjapi është praktik dhe nuk i pëlqen konflikti. Ju keni zero kohë për debate apo probleme. Nëse një situatë ju duket dramatike, ju thjesht mbyllni telefonin dhe me shumë lehtësi i riktheheni gjërave që po bënit më parë.
Ujori është një ndërmjetës që vlerëson komunikimin e hapur. Kjo është arsyeja pse ju përfshiheni në situatat e vështira të miqve me shumë logjikë.
Peshqve nuk u pëlqejnë dramat. Mënyra sesi reagoni ndaj situatave të vështira të miqve varet nga rëndësia e problemit. Nëse është vetëm një konflikt i vogël, ndërhyni me kënaqësi për të dhënë këshilla. Nëse bëhet fjalë për një konflikt serioz, ju largoheni me lehtësi.
Top Channel