Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pjesë e listës së kandidaturave janë edhe dy gjyqtarë nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe një nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit.

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve  të gjykatave të apelit, si më poshtë:

– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor”- thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA