22/11 22:00
Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur në zonën Luca në lindje të Athinës, ku gjashtë persona kanë humbur jetë.
Në fillim dyshohej se gjashtë personat ishin shqiptarë, por më pas autoritetet greke zbuluan se ata kishin nënshtetësi turke. Tre prej tyre ndodheshin në një makinë me targa gjermane dhe tre të tjerë në një shtëpi aty pranë.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për larje hesapesh midis grupeve rivale. Policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje, ndërsa pritet njoftim zyrtar.
Top Channel