Maltin alias Anton Gjini i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes se Pjetër Kolës, një vit më parë në Pukë, është vënë në pranga.

Për 37-vjeçarin, Gjykata e Pukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në 27 shtator 2022, Gjini qëlloi me armë zjarri ndaj 44-vjeçarit në fshatin Kaftallë, i cili ndërroi jetë në sallën e operimit në spitalin rajonal të Shkodrës disa orë më pas.

Dyshohet se më herët, autori dhe viktima ishin bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike, por pas disa mosmarrëveshjeve për parcelat e kanabisit, 37-vjeçari kreu atentatin ndaj Gjinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA