Shifrat e rritura të turistëve kanë sjellë edhe një vlerë rekord të ardhurash në vendin tonë.

Kështu, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se janë 1.55 miliard euro që turistët sollën në vendin tonë nga janari në qershor. Shifra është 37% më e lartë se vitin e kaluar dhe më e larta që nga periudha e vendosjes së sistemit kapitalist ne Shqipëri.

Por, pas nuk mbeten as shqiptaret që kanë udhëtuar jashtë vendit. Ata harxhuan rreth 1 miliardë e tyre në udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Në gjashtë muaj, në vend kanë mbetur 794 milionë euro si diferencë pozitive sipas Bankës se Shqipërisë.

Vlera e parave që turistët kanë sjellë nuk merr parasysh muajt e korrikut dhe gushtit aty ku të ardhurat pritet të jenë edhe më të mëdha.

Ky vit po thyen të gjitha rekordet për numrin e turistëve. Shifrat nga INSTAT tregojnë se deri në gusht janë 3.4 milion vizitorë të huaj. Të parët për vizita janë hyrjet nga Kosova, ndërsa vendin e dytë e mbajnë italianët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA