Viti i ri shkollor, plot emocione dhe ëndrra të nxënësve dhe prindërve ka nisur edhe në Durrës, po në shumë shkolla procesi mësimor do të zhvillohet me dy turne.
Pasojat e tërmetit të vitit 2019 nuk janë mbyllur ende dhe 14 objekte arsimore ende nuk kanë përfunduar procesin e rindërtimit dhe rikonstruksionit.
Në qytet mësimin në shkollat pritëse do ta zhvillojnë dhe këtë vit nxënësit e dy gjimnazeve kryesore të qytetit, “Gjergj Kastrioti” dhe “Naim Frashëri”, shkolla e mesme sportive, si dhe shkollat 9-vjeccare “Eftali Kocci” dhe “14 Nëntori”. Në proces janë dhe shkolla të tjera në Sukth, Manëz, Ishëm dhe Katund të Ri, si dhe disa kopshte e konvikte në Durrës e fshatra. Të shqetësuar nga kjo situatëë, një pjesë e prindërve janë detyruar të transferojnë fëmijët drejt shkollave të tjera. Ndërsa për shumë nxënës të tjerë shkolla do të vijojë në godina të reja, sicc është dhe gjimnazi i sapondërtuar “Olsi Lasko” në Shkozet
Në total në sistemin parauniversitar të Durrësit janë regjistruar afro 29 mijë nxënës. Arsimin bazë do e ndjekin rreth 20 739 nxënës për këtë vit shkollor, ndërsa atë të mesëm 8252, nga të cilët rreth 1900 janë maturantë.
Ndërkohë numri i nxënësve që ulen në bankat e shkollës për herë të parë është 2425, ose rreth 900 nxënës më shumë se një vit më parë. Kjo për shkak dhe të uljes së moshës për hyrjen në shkollë, si dhe lëvizjeve demografike.
Top Channel