Qeni që ‘ka vjedhur salsiçen’ është fshehur mes këlyshëve të pafajshëm, më vigjilentët e zbulojnë atë në vetëm 12 sekonda (fotot)

11/09/2023 17:45

Një iluzion intrigues optik vjen së fundmi për të zbuluar një prej qenve në figurë, që duket se ka një salçiçe në gojë.

Vizatimi shumë-ngjyrësh huton sytë e shikuesve teksa ata përpiqen të zbulojnë ku fshihet qenushi që ka bërë faj.

Por teksa nxitoni të gjeni fajtorin, duhet të keni parasysh se disa topa, kocka e peshq të kuq janë vendosur në imazh për t’ju shpërqendruar.

Salçiçen e ka vjedhur vetëm një prej qenve.

Mos lejoni që ngjyrat e vizatimit t’ju ulin vendosmërinë, iluzioni ka si qëllim të nxisë aftësitë tuaja të zgjidhjes së problemeve ashtu dhe mprehtësinë e shikimit.

A e zbuluat qenin fajtor? Nëse jo gjeni përgjigjen në fotogalerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/2
Mos lejoni që ngjyrat e vizatimit t’ju ulin vendosmërinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA