Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë lëvizjen e parë në këtë drejtim në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

Mirëpo, Athina zyrtare pohoi për EURACTIV se asgjë nuk ka ndryshuar në politikat e saj.

Duke folur në televizionin polak të dielën, Kurti tha: “Kemi punuar shumë në aspektin diplomatik që ata t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në krye të këtyre vendeve, dhe më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i zyrës sonë në Athinë”.

Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë dhe një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova. Por i pyetur nga EURACTIV në lidhje me deklaratën e Kurtit, një burim i qeverisë greke komentoi: “Qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar”.

Përflitet prej muajsh tashmë se Greqia mund të jetë vend ii radhës që do të njohë mëvetësinë e Kosovës, Marsin e këtij viti, ish shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, e vizitoi Prishtinën për të gjashtën herë, duke u takuar dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në një deklaratë të saj, osmani pati vlerësuar përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Megjithatë, kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës, organin e të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg, hapi i parë i procesit të aplikimit mori 33 nga 46 vota pro, me Greqinë që abstenoi nga votimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA