Familja britanike refuzon largimin nga shtëpia pas rrezikut për ‘rrëshkitje toke’ dhe zhvendosjes së fqinjëve (fotot)

11/09/2023 16:56

Një nënë ka sfiduar urdhrin e zyrtarëve vendas për t’u larguar nga shtëpia e saj në jug të Uellsit në Britani, edhe pas largimit të fqinjëve dhe nisjes së shembjeve në shtëpitë e afërta.

28 vjeçarja nënë e një fëmije Sophie Kendall, refuzon të largohet nga shtëpia ku është rritur pasi zyrtarët lokalë thanë se një rresht prej dhjetë shtëpish rrezikohen nga rrëshkitjet e tokës prej kodrës pranë tyre.

Megjithse grupet e shkatërrimit janë afruar me mjetet e rënda zonja Kendall dhe familjarët e saj kanë qëndruar pasi kompanitë e tyre të sigurimit nuk pranojnë rrezikun duke thënë se shtëpia është e sigurtë.

Ata janë tashmë në një gjendje të vështirë mes shkatërrimit në rrugën e tyre dikur të qetë në fshatin Ystalyfera, pranë Port Talbot.

Zonja Kendall tha për mediat: “Ne nuk zhvendosemi sepse kjo është shtëpia jonë. Unë kam jetuar vetëm këtu, kam kujtimet e ditëlindjeve, Krishtlindjeve dhe kjo është gjithçka për ne. Ata kanë prishur gjithçka në njërën anë të shtëpisë, dhe do të nisin dhe nga ana tjetër, por kjo nuk më tremb”.

“Nuk na njoftuan kur do të niste shembja. Vajza ime katër-vjeçare është me asëm dhe pluhuri është kudo. Një rrëshkitje dheu ka ndodhur vetëm gjashtë vjet më parë dhe nuk dëmtoi asnjë shtëpi. Kompanitë e sigurimeve nuk më paguajnë nëse largohem dhe as autoritetet”.

Ajo është gjobitur më parë për moszbatim të urdhrit të evakuimit.

Njerku i saj, zoti Morrison, i ka jetuar aty për 23 vjet, shton: “Nuk është bukur të jetosh në një rrugë ku po shkatërrojnë gjithçka. Kemi disa vjet në këtë gjendje, nuk na kanë ofruar asnjë në këmbim të zhvendosjes”.

“Zyrtarët lokalë janë më të fuqishëm se ne, ne duhet të qëndrojmë kështu siç kemi qëndruar”.

Rreth 20 njerëzve në zone u është dhënë urdhri i largimit prej rrezikut të rrëshkitjeve si ajo e vitit 2017.

Një zëdhënës i bashkisë lokale: urdhri shembjes në Cyfyng Road është dhënë për arsye të sigurisë publike pas rrëshkitjes së vitit 2017 por tre pronarë shtëpish kanë apeluar vendimin, që më pas është refuzuar”.

Ai shtonte se zyrtarët po punojnë me njerëzit që pranojnë të zhvendosen për strehimin dhe sigurimin e tyre.

FOTO GALERI
2/7
Megjithse grupet e shkatërrimit janë afruar me mjetet e rënda zonja Kendall dhe familjarët e saj kanë qëndruar pasi kompanitë e tyre të sigurimit nuk pranojnë rrezikun

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA