Dhjetra anije presin të hyjnë në Kanalin e Panamasë pas kufizimeve prej ‘mungesës së ujit’ (fotot)

11/09/2023 19:17

Drejtuesit e Kanalit të Panamasë thanë sot se do të vijojnë të mbajnë në fuqi kufizimet e kalimeve tregtare, duke krijuar rradhë të gjata në ngushticën ku kalon te paktën 6 përqind e tregtisë botërore detare.

Duke cilësuar si arsye ‘mungesën e ujit’ administratorja Ilya Espino tha se kufizimet e kalimeve mund të zgjasin deri në një vit, që sipas saj, “reshjet e sezonit të mbushin basenet dhe liqenet”.

Kalimi artificial prej 80-kilometrash lidh oqeanin Paqesor me detin e Karaibeve dhe përdoret kryesisht nga SHBA, Kina e Japonia.

Nëse më parë kanali përshkohej nga rreth 40 anije çdo ditë, tani numri maksimal do të jetë 32 sipas zyrtarëve, të cilët thanë se kanë reduktuar dhe pjesën maksimale të zhytjes së trupit të anijes në 13.4 metra, me dy më pak nga sa lejohej me heret.

Reduktimi trafikut në kalim ka shtuar numrin e anijeve që presin në radhë për të hyre.

Edhe para kufizimeve, rreth 90 anije qëndronin në pritje nga 3 deri në 5 ditë, numër që tashmë arrin deri në 160, ndërsa koha e pritjes bëhet rreth dy javë.

Zakonisht anijet që vijnë rezervojnë një nga pikat e kalimit në Kanal, ndërsa kanë dhe një alternativë ankandi ku paguesit më të lartë i ofrohet kalimi, shkruan rrjeti AFp.

Kriza e papritur ka shkaktuar reagime dhe është quajtur e pajustifikuar nga presidentët e Kolumbisë dhe të Meksikës.

Presidenti i Panamasë Laurentino Cortizo refuzonte akuzat duke thënë se Kanali i Panamasë nuk është “i mbyllur, por vetëm përkohësisht i kufizuar”.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA